Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Lezhë- Reparti zjarrëfikës në Lezhë është më i kompletuar në logjistikë, kjo falë mbështetjes së Austriakëve.

Tre mjete i janë shtuar këtij reparti me të gjithë shërbimet e nevojshme, të cilat janë prezantuar nga grupi, që ka mundësuar këtë donacion.

Për prefektin e Lezhës Ndrec Deda, reparti zjarrëfikës ka nevojë për mbështetje logjistike për të realizuar me sukses ndërhyrjet.

"Mjetet janë të modernizuara dhe jemi të kënaqur, që po e mbështesim vendin tuaj", - kështu është shprehur Herbert Knuz Përgjegjes i Mbrojtjes Civile Altach.

Për shefin e zjarrëfikese Agustin Pepkolaj kompletimi me logjistikën e nevojshme sjell një shërbim më cilësor ndaj qytetarëve.

Automjetet e zjrrëfikeses mbërriten në Shqiperi 3 ditë më parë nëpërmjet portit te Durrësit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended