Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Maqedonia është një vend i sigurt dhe për këtë kujdeset policia e saj. Mbi 65% e qytetarëve thonë se kanë besim të plotë në policinë e vendit dhe kjo është kurajë akoma më e madhe, që reformat për modernizimin e saj të vazhdojnë më tek. Kështu u shpreh Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska gjatë fjalimit të saj me rastin e shënimit të "7 Majit", Ditës së policisë së Maqedonisë. Ajo tha gjithashtu se investimi në kapacitetet personale është garancia më sigurt për një të ardhme më të mirë.

'Maqedonia sot është një vend më i sigurt. Gjatë vitit të kaluar kemi shënuar rënie të veprave penale nga sfera e krimit të dhunshëm, në veçanti në veprat penale më të rënda siç janë vrasjet. Nga data 7 maj e vitit të kaluar e deri më sot në vend janë regjistruar 21 vrasje, përkatësisht një vrasje në 100 mijë banorë që është numri i vrasjeve më të ulëta në mbarë Evropën. Në ulje e sipër janë edhe veprat penale siç janë shantazhet, kërcënimet, kidnapimet por edhe prishjet e qetësisë dhe rendit publik. Meritë për tendencën e tillë sigurisht që ka rritja e efikasitetit të policisë', deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Në kuadër të ditës së policisë 7 Majit u organizuan edhe aksione për dhurimin e gjakut, u zhvillua një vizitë në Jetimoren"11 Tetori" si dhe u mbajtën edhe disa aktivitete tjera. Valmir Kuçi

Category

📺
TV

Recommended