A1 Report - Lezhe, uji vijon të jete i ndotur, nuk merren masa

  • 9 years ago
LEZHË- Uji që shkon në shtëpitë e lezhjanëve është i ndotur bakteriologjikisht, duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit.

Kjo nuk është një situatë që ka lindur kohet e fundit, por ka shoqëruar gjithë vitin 2013-të dhe vijon të jetë i tillë.

Ndotja e ujit në Lezhë është pranuar edhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik e cila ka dhënë alarmin për situatën e krijuar.

Inspektori i higjenës David Malçi ka bërë të ditur së ndonëse janë kërkuar ndërhyrje për të përmirësuar këtë situatë deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

Në dijeni të situatës ka qenë edhe Bashkia e Lezhës, pasi të gjitha shkresat e analizave i janë referuar edhe kësaj njësie vendore, por kjo e fundit ka heshtur duke mos ju rekomanduar qytetarëve që mos ta konsumojnë ujin e pijshëm.

Nga ana tjetër përballë kësaj situate ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Lezhë ka heshtur, duke mos ju përgjigjur interesit të medias.

Recommended