Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/22/2015
Kandidatët për deputetë të LSDM-së dhe të koalicionit, firmosën tek noteri deklaratat se nuk do t'i pranojnë mandatet e deputetëve në përbërjen e re parlamentare. Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Petre Shilegov, deklaratat i firmosën të gjithë ata që ishin në lista.

"Të gjithë kandidatët që ishin në listat për deputetë të LSDM-së dhe të koalicionit gjatë ditës së djeshme firmosën deklaratën me të cilën nuk e pranojnë mandatin për zgjedhjen e deputetit në kuvend. Edhe PRSD-ja dhe PLD-ja si partnerë më të mëdhenj të koalicionit, i morën tashmë vendimet e tyre dhe kandidatët e tyre nga listat i firmosën deklaratat", deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Opozita paralajmëron se nuk ka ndërmend të hyjë në kuvend, as në ditën e mbledhjes konstituive, e as më vonë.

"Ne nuk planifikojmë aspak të hyjmë në kuvend, dhe si do të jetë mënyra dhe procedura për ne, aspak nuk është me rëndësi. Nuk e njohim as procesin zgjedhor e as rezultatet e këtyre zgjedhjeve", tha Petre Shilegov-zëdhënës i LSDM-së.

Përpos bllokut maqedonas të opozitës, mospranim të mandatit të deputetit paralajmëruan edhe nga partia e Rufi Osmanit. Koment për ngjarjet kërkuam edhe nga VMRO DPMNE-ja, mirëpo drejtori i Qendrës për Komunikime Ilija Dimovski, ishte i pakapshëm. Ai shpalli në profilin e tij në Facebook se:

"LSDM-ja nuk di se çdo të thotë të fillosh nga zero, të ndërtohet besimi, të ndërtohet struktura nga njeriu në njeri, të ndërtohet politika që bashkon kategori të ndryshme qytetarësh, të ndërtohen ura dhe të krijohet partia. LSDM-ja është trashëgimi e sistemit të kaluar, që sipas inercisë funksionoi deri më sot. Ajo parti është krijuar që të jetë pushtet... ata njerëz në udhëheqjen e LSDM-së, në bazë të vetes, por edhe në bazë të përvojës të paraardhësve të tyre akoma mendojnë se iu takon e drejta të sundojnë dhe të vendosin. Akoma nuk e kanë kuptuar se për këtë duhet krijuar besimi tek shumica e qytetarëve", tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski disa herë i bëri thirrje opozitës që të mendojë për hapin e mospranimit të mandateve, dhe të ishte pjesë e kuvendit. Bazuar në Kushtetutë, afati i fundit për formimin e parlamentit është 20 ditë pas zgjedhjeve. Përkatësisht mbledhja konstituive e kuvendit duhet të mbahet deri më 17 maj. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV

Recommended