Arba Kokalari, shqiptarja që garon për deputete në PE

  • 9 years ago
Tiranë- Gara e ethshme e 25 majit për zgjedhjet e Parlamentit Europian do të ketë mes tyre edhe një shqiptare. 27-vjeçarja shqiptaro-suedeze nga Gjirokastra, Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, është në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.

Ishte vetëm 16-- vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Europiane.

Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kanë një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.

Për Kokalarin arsimimi është çelësi i barazisë gjinore, ku sipas saj gratë dhe vajzat duhet të jenë të mirëarsimuara.

Ndërsa shprehet pro zgjerimit të BE, politikanja e re me origjinë shqiptare thekson se paralel me te duhen marre masa per luftimin e krimit te organizuar ne Europe, pasi sipas saj levizja e lire shfrytezohet nga organizata kriminale per te ushtruar veprimtarinë e tyre.

Recommended