Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Kukës - Rreshjet e shiut veç ujit në Liqenin e Fierzës, kanë sjell edhe tonelata mbetjesh. Mbetje spitalore, kimitate organike apo mbeturina të tjera, kanë mbuluar liqenin në Kukës që tashmë duket si një moçal.

Gjëndja alarmante është e njohur për institucionet lokale në qarkun e Kukësit, krerët e të cilëve adresojnë përgjegjësinë në institucionet qëndrore. Kryetari i qarkut Ilsen Elezi, e drejton gishtin e akuzës tek Ministria e Mjedisit.

Në këtë përplasje dhe mungesë kordinimi mes institucioneve, ekspertët japin alarmin se ndotja po shkatërron ekosistemin e liqenit. Mbetjet grumbullohen nga lumejnt Drini i Zi dhe Drini i Bardhë, nëpër territoret ku kalon rrjedha e tyre dhe më pas akumulohen në liqenin e Fierzës.

Category

📺
TV

Recommended