Pas ngjarjeve tragjike në Odesa, për Rusinë është e pamundur t'i bindë njerëzit në juglindje të Ukrainës që të çarmatosen. "Prej këtij momenti, Rusia faktikisht e ka humbur ndikimin e vetë ndaj këtyre njerëzve, sepse do të jetë e pamundur që t'i bind ata të çarmatosen, nëse jeta e tyre kërcënohen drejpërdrejtë", - deklaroi zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitrij Peskov.
"Gjatë 24 orëve të fundit ne kemi marrë mijëra telefonata nga pjesët juglindore të Ukrainës. Njerëzit raportojnë në dëshpërim dhe kërkojnë ndihmë. Na konfirmuan se situata atje është e tmerrshme. Shumica e tyre, thjesht kërkojë ndihmë të drejtpërdrejtë nga Rusia. Gati çdo telefonatë është një tragjedi e vogël. Putin është i njoftuar me të gjitha informatat", tha Dimitrij Peskov, zëdhënës i Vladimir Putinit.
Gjatë përleshjeve të djeshme dhe zjarrit në Odesa, mes mbështetësve pro-rusë dhe atyre anti-rusë, humbën jetën 42 persona, kryesisht aktivistë pro-rusë. Autoritetet në qytet sot shpallën zinë tre ditore. Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu keqardhjen për tragjedinë, duke e quajtur atë si të papranueshme. SHBA-të nuk përmendën se kush është fajtor për sulmin, por iu bënë thirrje autoriteteve ukrainase që të ndërmarrin hetime.
Ndërkaq, në pjesën lindore të Ukrainës prej mëngjesit vazhdojnë luftime. Edhe në këtë front ka numër të lartë viktimash, kryesisht civilë. Në qytetin Kramatorsk u vrarë 10 persona, kurse të shtëna ka pasur edhe vende të tjera më të vogla, para së gjithash, rreth qytetit Sllavjansk.
Po ashtu, sot, pas një jave të mbajtur peng, janë liruar edhe 12 vëzhguesit ushtarakë të OSBE të cilët mbaheshin nga aktivistët pro-rusë në qytetin Sllavjansk për shkak të dyshimit se merren me spiunazh. Ekipi i vëzhguesve përbëhej nga gjermanë, çekë, danezë, suedezë dhe polakë. Ivan Bllazhevski