Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
"Teatri shëtitës" këtë radhë u zhvendos në vendin e tij të lindjes, në Athinë, aty ku për të parën herë janë vënë në skenë, vepra të njohura teatrale. Publiku grek dhe ai shqiptar përjetoi një nga shfaqjet e repertorit të "Teatrit shëtitës", "Zonjushë Margarita".

Regjisori i kësaj vepre, Theodoros Grampas, si dhe aktorja, Xheni Stavropulu, shprehën emocionet e veçanta të kësaj shfaqje teatrale.

Një lojë të veçantë në këtë shfaqje luajti edhe aktorja e mirënjohur shqiptare , Luiza Xhuvani në teatrin më në zë Grek, "Argo". Ndërkohë brenda muajit maj, "Teatri shëtitës" do të rezervojë një surprizë, kjo edhe në kuadër të shkëmbimit të vlerave të teatrit shqiptar dhe atij grek.

Category

📺
TV
Comments

Recommended