Në reformën e kurrikulave të arsimit bazë dhe arsimit të lartë, Ministria e Arsimit dhe sportit do të përfshijë edhe pronësinë intelektuale. Zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj, në një nga shkollat e kryeqytetit tha se rrënjosja e të drejtës së autorit që në bankat e shkollës është hapi më i rëndësishëm që mund të bëhet për brezat e ardhshëm. "Ne si Ministri e Arsimit në kuadër të zhvillimit të kurrikulave të reja, këtë produkt që ju sëbashku po realizoni sot do ta fusim në atë që quhet novacion i ri në qasjen e kurrikulës së re për të futur nocionet bazë që në sistemin parashkollor, për të vazhduar me sistemin shkollor pasi kjo do jetë një nga shtyllat më të forta për luftën kundër plagjiaturave që ndodhin në nivelet universitare apo doktorale. Për të treguark ështu që aty ku vendosen tullat e para të edukimit, atje dhe standardi është i sigurt dhe i garantuar" tha Malaj. Plagjiatura është parë se një nga shqetësimet më të mëdha të njerëzve të letrave dhe të artit në terësi. Po me kaq shqetësim shihet edhe kopjimi i teksteve apo materialeve të ndryshme që përdoren në auditoret e universiteteve apo në bankat e shkollës.