Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
TIRANE -- Banorët e zonës së Farkës në periferi të kryeqytetit kanë gjetur një antitank pranë liqenit të Farkës. Policia ngre dyshimin se mund të bëhet fjalë për të njëjtin antitank me të cilin u godit banesa e kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku më 25 mars.

Bazuka është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizat që do zbardhin nëse është përdorur ndaj banesës së Plakut në Farkë të Vogël, ku fatmirëisht nuk pati të lënduar.

A1Report ka trasmetuar pamjet e filmuara nga goditja me predhën antitank të 25 marsit, ndërsa ngjarja është ende e pazbardhur nga grupi i hetimit të prokurorisë dhe policisë së Tiranë.

Category

📺
TV

Recommended