Tiranë- Hijet e trukimit mbi ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit kanë sjellë në Tiranë dy drejtues të lartë të UEFA-s.
Ulf Kluser oficer i Integritetit në UEFA dhe Emilio Garsia, shef i Komisionit të Disiplinës në këtë institucion kanë patur një ditë intensive në Tiranë. Fillimisht ata janë takuar në Prokurorinë e Përgjithshme me drejtorin e hetimit në këtë institucion, Adnan Xholi dhe më pas kanë takuar Presidentin e Federatës së Futbollit Armando Duka.
Ata kanë qëndruar aty për më shumë se një orë,ku tema kryesore e diskutimit ka qënë trukimi i ndeshjeve aq shumë të kontestuara në shqipëri nga tifozë,por edhe klube të ndryshme. Në përfundim të takimit me kreut e hetimit shqiptar,Emilio Garsia u shpreh i rezervuar në deklarimet e tij.
Nga takimi me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Përgjithshmë,nuk është mundur të mësohet nëse është diskutuar për ndeshje apo emra konkret.Mëgjithatë ardhja në tiranë e dy zyrtarëve të lartë të qeverisë europiane të futbollit dhe takimi i tyre me drejtues të akuzës shqiptare,pritet të sjellë zhvillime të reja në hetimin e trukimeve të futbollin tonë.
Comments