Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tre lokale dy katëshe janë shembur rreth orës 15:00 me lëndë eksplozive në ishullin e Ksamilit mesditën e sotme. Shpërthimi i telekomanduar është reazlizuar nga forcat xheniere në bashkëpunim me punonjësit e INUK.

Pronarët e godinave ishin lajmëruar me herët për këtë aksion dhe nuk kanë kundërshtuar punonjësit e INUK në misionin e tyre.
Objektet e prishura, i shtohen listës së një sërë aksioneve të ndërmarra në të gjithë Shqipërinë ku përfaqësues të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë shembur ndërtimet pa leje.

Category

📺
TV
Comments

Recommended