Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
"Kukullat" titullohet shfaqja më e re për publikun e vogël, në teatrin e Metropolit. Përralla e përshtatur në balet, një shfaqje gazmore, ku interpretuan fëmijët e vegjël të grupit "Spektër", është realizuar nën kujdesin e artistit të njohur, Llaqi Nako.

Përralla tregonën për Anën, një vajzë të vogël, e cila, gjithë ditën e kalon me gjyshen e saj. Ajo i pëlqen shumë kukullat dhe gjithë ditën luan me to, ndërsa gjyshja është një plakë e shkathët dhe gazmore, e cila merret me punë e gatime. ndërsa vajza e vogel i kërkon kukulla, gjyshja i punon një rreng duke veshur si kukulla shoqet e saj.

Krahas trajtimit të marrëdhënieve gjyshe dhe mbesë, kjo pjesë përcjell edhe mesahin se premtimet e dhëna duhen mbajtur. ndersa mesazhi tjeter qe percjell eshte ai i socializimit te fëmijëve me njëri tjetrin. "Kukullat" është e shoqëruar me muzikë nga Minkus, Çajkovski etj. Skenografia është punuar nga Hysni Loka dhe kostumografia nga Ina Elezi.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended