OSBE-ja do të ndihmojë gazetarët që të jenë më objektiv dhe të saktë në raportimet e tyre për proceset gjyqësore. Për këtë qëllim misioni i OSBE-së në bashkëpunim me shoqatën e prokurorëve publikuan doracakun 'Publiku në procedurën penale', nëpërmjet të cilit gazetarët do të kenë më të lehtë që të njihen me të gjitha karakteristikat e procedurave penale nga aspekti i Ligjit për procedurë penale, zbatimi i të cilit nisi me 1 dhjetor të vitit të kaluar.
"Përmes këtij doracaku gazetarët do të njihen me rregullat dhe karakteristikat themelore të Ligjit për Procedurë penale dhe për vetë procedurat dhe në kështu ata në mënyrë të drejt dhe preciz të informojnë qytetarët për ngjarjet brenda gjykatave", tha Rezarta Shuc, përfaqësuese e OSBE-së, Shkup.
Që gjyqësori dhe prokuroria deri tani kanë qenë të mbyllura për gazetarët, këtë e pranoi edhe kryeprokurori Marko Zvërlevski, duke thënë se teza kryesore ka qenë që të gjykojnë dhe jo të ketë komunikim me gjyqësor të hapur.
"Ky doracak bëhet me qëllim për ti ndihmuar gazetarët të mësojnë diçka më tepër nga ajo që ndodh brenda gjykatave dhe transparenca që ata të mësojnë edhe gjërat të cilat ne nuk mundemi ti ndajmë me opinionin e gjerë dhe për këtë të na kuptojnë gazetarët", tha Marko Zvrlevski, prokuror publik.
Doracaku është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë janë të vendosura normat dhe kodi gazetaresk ku janë vendosur pjesë se si duhet të jetë raportimi për procedurat gjyqësore, pa publicitet dhe pjesë tjera që mund të dëmtojnë procesin. Valmir Kuçi