Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë reagon kundër Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili bëri publik emrat e gjyqtarëve që sipas tij kanë dhënë vendime të kundraligjshme dhe i kërkoi Presidentit Bujar Nishani të rishqyrtojë vendimet.
Përmes një letre Unioni shpreh shqetësimin se po cënohet pavarësia dhe besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor me publikimin e ankesave ndaj gjyqtarëve.
"Qasja e trajtimit në publik të ankesave ndaj gjyqtarëve duhet t'i përmbahet këtyre standardeve dhe parimeve, në të kundërt dëmton pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut tek drejtësia dhe interesat e mirëadministrimit të drejtësisë në përgjithësi." Thuhet në letrën që Unioni i Gjyqtarëve I ka dërguar një sërë institucionesh mes tyre dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani, KLD dhe ministrisë së Drejtësisë.

Category

📺
TV

Recommended