Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Bllokimi i tetë turistëve francez ne mes të dëborës në zonën e Thethit është kthyer në përplasje insitucionale, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe Drejtorit të Rrugëve Rurale të Shkodrës, Ded Tonaj, i cili ka reaguar menjëherë ndaj kësaj deklarate.

"Ne si drejtori pjesën Bobë-Qafë Thorë-Thethë, është thjeshtë në inventarin tonë, që ka kaluar Ministria e Transportit në vitin 2010, por që e ka zyrtarizuar pa inventar, pa mjete transporti, pa fadroma, pa fonde. Pra kjo pjesa është pa puntorë, pa fonde, pa mjete. Thjesht një inventar i pazyrtarizuar në drejtorinë tonë. Pra procedim penal ndiqet në ato kohë që ka element penal. Por këtu s'ka vepër penale."

Tonaj akuzoi persona të caktuar të komunës se i kanë drejtuar qëllimisht turistët francezë në këtë rrugë të bllokuar. Ai nuk kurseu as akuzat ndaj drejtuesve vendorë, ndërsa shtoi se kjo drejtori nuk ka para për të ndërhyrë.

"Disa persona të Komunës Shalë, kanë bërë shumë alarmante, duke lëvizur në drejtim të paduhur turistët për në Qafë Thorë. Një kohë që Qafa e Thorës është një pikë rreziku dhe duke lëvizur të gjitha strukturat e shtetit, për të lëvizur në drejtim të Qafë Thorës. Ndërkohë që mali i Shoshit ishte shumë i lehtë për të kaluar në drejtim të Shkodrës."

Dy ditë më parë tetë turistë Francezë dhe pesë banorë të Thethit mbeten të bllokuar në "Qafë Thorë" si pasojë e reshjeve të dëborës dhe orteqeve.

Category

📺
TV

Recommended