Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Miniera e fshatit Llojan të Likovës e mbyllur 40 vjet më parë, do të riaktivizohet. Kështu paralajmëroi sot ministri i ekonomisë Valon Saraçini para banorëve të këtij fshati, duke premtuar edhe hapjen e 300 vendeve të reja të punës. 70% e parave që firma koncesionare do të paguaj për lejen, do t'i derdhen arkës së komunës së Likovës.

"Thirrja publike është deri më datën 19 maj deri kur duhet të zgjidhet investitori i cili në 30 vitet e ardhshme duhet të gërmojë me këtë minierë. Me vetë eksploatimin e kësaj miniere investitori i cili në të ardhmen do të eksploatojë me minierën duhet të hapë prej 200 deri në 300 vende të reja pune, ndërsa investimi fillestar që është paraparë në dokumentacionin për tenderim duhet të jetë diku rreth 15 milion euro", u shpreh Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

"Pas përpjekjeve disa vjeçare për ta riaktivizuar minierën e Llojanit, ne realisht mendojmë se investitorët që tani janë paraqitur janë shumë serioz. Janë investitorë kanadez. Besoj që së shpejti do të fillojnë me punën. Jeni në dijeni se po ashtu në komunën e Likovës së bashku me komunën e Haraçinës dhe komunën e Kumanovës do të bëjmë hapjen edhe të zonës industriale", tha Rexhail Ismaili, kandidat për deputet të zonës 2.

Sipas Ismailit dhe Saraçinit, riaktivizimi i minierës do të hapë edhe mundësi për eksport të një minerali shumë të rrallë i quajtur antimon, tepër i kërkuar në botë. Ferikan Iljazi

Category

📺
TV

Recommended