Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
15 deputetëve të Komisonit Parlamentarë të Medias u janë dashur rreth 4 orë diskutime, për të miratuar procedurën për diskutimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të bordit drejtues te RTSH-së, procedurë e cila rezultoi të jetë më e thjeshtë se e thjeshta.

Diskutimi dhe përzgjedhja e anëtarëvë të bordiit drejtues të RTSH-së ka vijuar me dyer të mbyllura, ndërkohë që në rend të ditës është dhe pika më e debatueshme, diskutimi për vakancat në AMA.

Mazhoranca ka hyrë në këtë dikutim për 4 vende vakante, përfshirë dhe vendin e Kryetares, mbështetur këtë ne Memon e shërbimit të monitorimit të institucioneve të pavarura, ndërkohë që opozita e kundërshton, duke njohur vetëm 3 vende vakante.

Category

📺
TV
Comments

Recommended