Kryeministri Edi Rama duhet të sqaronte opinionin publik pse vendosi shkarkimin e prefektit të Vlorës dhe jo të bënte show. Deklarata vjen nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ndërsa theksoi se shefi i qeverisë nuk ka dalë akoma nga atmosfera e fushatës zgjedhore.
Kryeministër fasadash dhe teatrosh e etiketoi deputeti Paloka kryeministrin Rama, ndërsa tensionet me Presidentin ai i sheh një proces në vijim pasi sipas Palokës, Rama i ka shpallur luftë Presidentit që në kur u mandatua si Kryeministër.
Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Paloka foli dhe për marrëdhëniet mazhorancë-opozitë në Parlament, duke akuzuar edhe këtu Ramën se e ka shndërruar sallën e Kuvendit në arenë shfaqesh të ulëta.
Sa i përket zhvillimeve brenda selisë blu, Paloka tha se analiza e kësaj Pratie do kalojë në skaner ato problematika që çuan në humbjen e zgjedhjeve, jo ndëshkime individuale.