A1 Report - Per here te pare Panair Libri edhe ne Qytet Studenti

  • 9 years ago
TIRANË- Qyteti Studenti ka marrë sot pamjen që i takon të ketë. Një iniciativë e drejtoreshës së kësaj zone, që strehon rreth 6 mijë studentë, ka bashkuar të gjithë botuesit e librit artistik për të çelur për herë të parë në ambientet e tij, një Panair të Librit. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sociale, Erion Veliaj, është shprehur se është aty për të promovuar librin.

Për botuesin e njohur Fatmir Toçi, prania e një anëtari të Këshillit të Ministrave është një sinjal i qartë për politikat e qeverisë ndaj librit.

Në stendat e këtij panairi nuk ka munguar as libri i gazetarit të njohur Carlo Bollino "Heshtja e Dyfishtë", i cili ka qenë një ndër botimet që ka zgjuar interesin më të madh. Studentët, nuk kanë ngurruar ta blejnë dhe ta bëjnë të tyrin librin që rrëfen prapaskenat për sjelljen e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Panairi, është çelur me poeten Rita Petro, e cila ka dhënë mesazhin se vetëm nëpërmjet njohurive të gjithë mund të kenë mundësi të formësojnë personalitetin e tyre.

Recommended