Ka dështuar tentimi i dy shtetasve maqedonas që të kontrabandojnë cigare në Bullgari. Ata u ndaluan mbrëmë vonë nga policia derisa po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin. Të zënë në befasi të pakëndshme, në vend që të ndalojnë në thirrjen e oficerit të policisë, ata u përpoqën që ti shkelin policët, por nuk arritën të largohen shumë për shkak se me makinën "Ford Explorer" me targa të Bullgarisë, u përplasën në një pemë pranë rrugës. Vazhduan të ikin në këmbë, por së shpejti që të dy janë arrestuar.
"Bëhet fjalë për personat D.K. 24 vjeç nga Kriva Pallanka i cili u gjet në një stallë afër fshatit Pançarevë, ndërsa personi i dytë V.P. 31 vjeç nga Pehçeva është gjetur në zonat pyjore mbi fshatin Pançarevë. Në automjet janë gjetur 19.480 kuti cigare dhe madje 6.500 kuti cigare të markës "Marilyn Slims" pa pulla të akcizës -- banderola dhe 12.980 kuti cigare të markës "York" me pullë të akcizës -- banderolë të Maqedonisë", tha Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.
Organizator i transportit të cigareve dyshohet të jetë personi B.A. nga Kriva Pallanka, i cili gjithashtu është ndaluar nga policia. Lidhur me rastin, janë arrestuar edhe tetë persona nga rajoni i Kriva Pallankës dhe Dellçevës, kurse në kërkim janë edhe katër të dyshuar. Nga MPB zbulojnë se hetimi do të zgjerohet për të nxjerrë në dritë se athua cigaret janë prodhuar në Maqedoni dhe të vërtetohet destinacioni përfundimtar i transportit të paligjshëm. Petar Bllazhevski
Comments