Kareli,Totozani:Asistencë familjes që të përfshihet si palë civile

  • 9 years ago
TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani, do t'i kërkojë Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, që të asistojë familjen e Ilia Karelit, shqiptarit që humbi jetën në burgun e Nigritas në Greqi, në mënyrë që ajo të përfshihet si palë civile në procesin penal që është hapur në shtetin helen.

Sipas Totozanit, në këtë mënyrë familja e Karelit do të ketë mundësi të kërkojë jo vetëm zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve por edhe dëmshpërblim financiar.

"Ne kërkojmë zbardhjen e të vërtetës dhe dënimin e autorëve. Mendojmë që sa e rëndë është si ngjarje aq besoj se nuk do të jetë e vështirë gjetja e autorëve e kësaj ngjarje për faktin se ka ndodhur të monitorueshme, pra ka ndodhur në burgun apo rajonin e policisë ku është transportuar viktima, që do të thotë se janë vende të sigurisë së lartë që do të thotë se është vështirë që të mos zbulohen autorët. Po studiojmë mundësinë për një letër të dytë ministrit Bushati ku t'i kërkojmë asistencë për familjen e viktimës në mënyrë në radhë të parë duke studiuar nëpërmjet ekspertëve të ministrisë së jashtme greke, legjislacionit grek, nëse e lejon apo jo dhe nëse e lëjon të ndihmojë familjen që të pranohet si palë civile, në proçesin penal në Greqi, në mënyrë që të kërkojë përveç drejtësisë edhe dëmshpërblimet përkatëse." tha në fjalën e tij Totozani.

Recommended