A1 Report - Komisioni i Ligjeve, opozita largohet nga mbledhja: Po thyeni rregulloren

  • 9 years ago
TIRANE- Megjithëse pritej të ishte një mbledhje rutinë në Komisionin e Ligjeve, palët u përfshinë në debate, duke bërë që opozita të largohej nga seanca. Shkak për këtë largim është bërë heqja nga rendi i ditës i amendamenteve për Kodin Penal, gjë që për deputetin e PD-së Oerd Bylykbashi, është një shkelje e rregullores dhe presion me forcën e numrave. Bylykbashi ka kërkuar që të shtyhet mbledhja, por pas rrëzimit të kërkesës nga mazhoranca, opozita është larguar nga Komisioni i Ligjeve.

"E papranueshme të shtyhen amendamentet e Kodit Penal. Sillet në axhendë një çështje pa u konsultuar. Është e disata herë që thyeni rregulloren. Rasti më flagrant i thyerjes së rregullores, shkarkimi i Xhukës", tha Bylykbashi.

Por për kryetarin e komisionit Fatmir Xhafaj, miratimi i amendamenteve u shty për shkak se nuk ishte marrë mendimi i grupeve të interesit.

Gjatë kësaj mbledhje u paraqitën në seancë dëgjimore, 6 kandidatët për 3 vendet e komisionerit të Avokatit të Popullit.