Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
SHKODER- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka vazhduar turin e konsultimeve publike për reformën territoriale duke u ndalur në Shkodër. Ministri Çuçi e ka cilësuar reformën administrative si kryereformën e kësaj mazhorance.

Gjatë takimit Ministri Çuçi tha se mbi 60% e komunave të Qarkut Shkodrës, janë totalisht të varura nga buxheti i shtetit dhe janë jashtë funksionit si njësi vendore të afta për të kryer shërbime.

Në këtë mbledhje mungonin përfaqësuesit e opozitës përveç kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Gjon Marku, kryekomunarit të Gjegjanit, Ndue Cara, dhe kryekomunarit të Qerretit, Rrok Dedaj.

Category

📺
TV

Recommended