Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/22/2015
Liderët e Grupit "G-7" tërhoqën vërejtjen se Rusia do të përballet me sanksione më serioze ekonomike nëse vazhdon ta destabilizoj Ukrainën. Përfaqësuesit e lartë të SHBA-ve, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Kanadasë, Japonisë dhe Gjermanisë dënuan aneksimin e Krimesë, duke e vlerësuar si jolegal dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Njëkohësisht, kancelaria gjermane Angela Merkel tha se Grupi G-8 është shpërbërë për shkak se është përzënë Rusia.

"Gjithnjë derisa nuk ka parakushte politike për G-8, nuk do të ketë G-8. Jo si Samit konkret, e as si format", deklaroi Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.

Për lajmin e këtillë, ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov reagoi i relaksuar, duke vlerësuar se ajo që ndodhi nuk është tragjedi.

"Nëse partnerët tanë perëndimorë besojnë se i tërë formati është i harxhuar, në rregull, ne nuk jemi të lidhur për të. Nuk besojmë se ajo që nuk jemi të ftuar në Samitin e radhës është një tragjedi për ne", u shpreh Sergej Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë.

Këtë vit Vladimir Putin kishte kryesimin me Grupin G-8, kurse Samiti i kryetarëve të qeverive duhej që të mbahej në qytetin rus Soçi. Ky takim është anuluar, ndërsa G-7 do të takohet në qershor në Bruksel. Në ndërkohë, sot Ukraina arriti marrëveshje me Rusinë për tërheqjen e forcave ukrainase nga Krimeja në përbërje të plotë së bashku me armatimin e vet. Në Krime gjendeshin gjithsej 18. 800 ushtarë ukrainas. Njëkohësisht, ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Igor Tenjuh, u shkarkuar nga posti për shkak të kritikave se si është ballafaquar me krizën.

Mbrëmë njëri nga liderët e lëvizjes radikale ukrainase "Sektori i djathtë", Oleksandar Muziçko u vra në qytetin Rovno. Për të Rusia shpalli urdhërarrest ndërkombëtar për shkak të pjesëmarrjes në aktivitete ushtarake kundër ushtarëve rus. Ai u akuzua për vrasjen e më tepër se 20 ushtarëve rus derisa luftonte në anën e kryengritësve separatist në Çeçeni. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV

Recommended