A1 Report - Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Gjikës, shkak mungesa e avokatëve
  • 9 years ago
TIRANE - Shtyhet për në 31 mars seanca gjyqësore ndaj Kreut të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurve të tjerë. Gjykatësi Arben Micko, ka vendosur për shtyrje të seancës për shkak të mungesës së dy avokatëve Lazer Sokolaj dhe Arian Isufi.

Mësohet se gjykatësi Micko e ka quajtur të pajustifikueshëm mungesën e avokatëve, ndërsa ka vendosur për zëvendësimin e tyre me katër avokatë të tjerë.

Ndërkaq Shpëtim Gjika ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit. Gjika akuzohet për abuzime në dhënien e lejeve të ndërtimit në dy raste nga prokuroria.

Në të njëjtin proçes janë të pandehur edhe Eleni Dardha, Gëzim Peta, Gentian Sherifaj, Gerti Liçaj, Mustafa Tartari, Aleks Ahmetaj dhe Artan Ferhati, punonjës të bashkisë së Vlorës.
Recommended