Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ndikojnë në biznes. Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi. Sipas tij, biznesmenët mendojnë se zgjedhjet e shpeshta krijojnë probleme për një periudhë të caktuar kohore në punën e tyre aktuale. Madje në të gjitha degët, duke filluar nga dhënia e lejeve të caktuara për ndërtim, blerja e lokacioneve të caktuara e deri tek paratë shtesë që shpenzohen nga buxheti. Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Kuçi theksoi se për shkak të këtij shpenzimi të paplanifikuar, buxheti do të mbushet me dënime.
"Ne i trembemi shkurtimit të zërave të caktuar buxhetor. Në shënjestër ka qenë gjithmonë, ato që ne duam më së pakti të shënjestrohen, investimet kapitale. Ne do të ishim të lumtur që këto fonde të rezervuara për investime kapitale, të mos preken, sepse ato kanë shumë rëndësi në Prodhimin Bruto Vendor. Nga ana tjetër, përvoja e deritashme tregon se, vërtetë pas zgjedhjeve ka kontrollime më të shpeshta", u shpreh Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Kuçi theksoi se likuiditeti është një çështje që i shqetëson të gjitha ekonomitë, sidomos në kohën e krizave, por në vendin tonë, gjatë viteve të fundit, kjo ka qenë më e theksuar. Megjithatë, është mirë që kthimi i TVSH-së, që është detyrim i shtetit ndaj ekonomisë, të kthehet në kohë. Goran Temenugov

Category
📺
TV