Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Murtezi është vetëm dy vjeç dhe për dallim nga shokët e tij ai rritet duke bërë gjumë në dhomë të ftohtë dhe duke lozur në oborrin e shkatërruar të shtëpisë që në çdo moment rrezikon shembjen. Babai i tij, Mendim Aliji rrëfën për vuajtjet dhe varfërinë që ka prekur këtë familje duke shtuar se ditët me uri janë shoqërim pothuajse i zakonshëm i tyre. Ai thotë se çdo ditë kërkon punë nga mëngjesi e deri në mbrëmje, por shpesh herë ndodhë që në shtëpi të kthehet duarzbrazur.

"Tash para një muaji nuk kam pas miell, vaj, sheqer. Dashamirët dhe shokët prej në xhami dolën dhe më kanë ndihmu...13.59 "Edhe në anën tjetër ku është dhoma rrjedh uji kur bie borë e shi, edhe në këtë pjesë pikon, muri këtu vetëm sa nuk është rrëzuar, tullat kanë ra,dera nuk bën më. Ujë nuk keni brenda, vetëm jashtë është një çezmë? Vetëm jashtë kemi ujë, gruaja jashtë i lanë teshat edhe verës edhe dimrit, nuk kemi as lavatriçe. Vetëm shporetin e rrymës e kemi, i ndjeri baba kur e ka ble", thotë Mendim Aliji, kryefamiljar

E heshtur dhe me zë të ulët zonja e shtëpisë Valdete Aliji apelon njerëzit me mundësi më të mira financiare që të ndihojnë në ngritjen e dy dhomave të reja.

"Dëshiroj që dikush të mund të na ndihmojë për ndërtimin e shtëpisë. Kush mund të na ndihmojë faleminderit. Djali a është mir me shëndet, a ka nis me fol a kërkon ndonjëherë diçka? Po lyp gjithçka ama nuk po kemi, çka të bëjmë. Si po i sheh fëmijët tjerë tu hangër edhe ai po lyp. A ka veshje të mjaftueshme? Jo, nuk ka, presim vetëm kush i sjell dikush", deklaroi Valdete Aliji, nëna e Murtezit

"Ky top është lodra e vetme që ka Murtezi, por me shpresë se atij do ti sjellin edhe shumë shumë lodra të tjera dhe ai do të ketë në ardhmen një jetë më të lumtur sikurse bashkëmoshatarët e tij. Nuk do të rritet në këtë varfëri por ndoshta do të rritet në gëzim dhe lumturi" Melihate Rustemi

Ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

Mendim Aliji, Kumanovë +389 70 511 090

Xhirollogaria për Maqedoni:

300097024407564

Për diasporë:

ACC NO: 0230706071615

IBAN: MK 07300307060716157

SWIFT CODE: KOBSMK2XKUB

Komercijalna Banka AD SKOPJE

Ul. Orce Nikollov NR 3, 1000 SKOPJE, MACDONIA

Category

📺
TV

Recommended