Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
STRASBURG- Vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar të 2011 janë ngritur si çështje shqetësuese në Strasburg gjatë zhvillimit të takimit dyditor të Komitetit të Shtatë Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë.

Eurodeputetja Tanja Fajon ka ngritur pyetje në lidhje me çështjen e 21 janarit.

"Është e papranueshme që nuk ka ende autorë," ka thënë Tanja Fajon. Deklaratën e bërë në Parlamentin Europian Fajon e ka postuar në "Twitter". Reagim ka ardhur edhe nga deputeti i PD-së, Aldo Bumci, i cili siç raportojnë mediat, ka pohuar se "duhet të dënohen nxitësit dhe ushtruesit të dhunës të 21 janarit". Ai ka përsitur qëndrimin se "Rama në 21 janar, donte pushtimin e kryeministrisë".

Takimi është fokusuar dhe në çështje të tjera ku përfaqësuesit e delegacionit shqiptar kanë ndarë këndvështrime të ndryshme në lidhje me to. I përberë nga 14 ligjvënës të pozitës dhe opozitës, debatet janë përqendruar kryesisht dhe tek përmbushja e reformave nga ana e Shqipërisë në marrjen e statusit në muajin Qershor. Deputetët socialistë kanë kërkuar të diskutohet rreth reformës territoriale, gjë e cila është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.

Në deklaratë bëhet thirrje për ndaljen e veprimeve obstruktive dhe bojkotin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Nxitet dialogu konstruktiv ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Për propozimet e opozitës u ra dakord të vazhdojë diskutimi në Tiranë. Opozita e ka argumentuar qëndrimin e saj kundër me hedhjen e disa propozimeve të pamiratuara në komitetin e Stabilizim-Asociimit. Ato kishin të bënin me blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme lokale, uzurpimin e institucioneve si ILDKPKI, AMA etj; cenimin e ndarjes së pushteteve, apo dhe plotësimin e vendeve të lira në KQZ.

Category

📺
TV

Recommended