A1 Report - Shpërthim në Manhatan, New York disa persona të bllokuar

  • 9 years ago
New York- Një shpërthim ka ndodhur në New York, Manhatan, i cili ka rrëzuar një ndërtesë dhe ka dëmtuar ndërtesën ngjitur me të. Deri më tani janë identifikuar 15 të plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.1 person raportohet të ketë vdekur.

"Dy ndërtesa janë rrëzuar. Shpresoj që të mos ketë njeri atje. Aty ka veç rrënoja,"- citon CNN të ketë thënë një punonjës në një market aty afër.

"Dëgjova një shpërthim" tha një banore e afërt e zonës, e quajtur Anxhelika. "Impakti i shpërthimit bllokoi dyert. Nuk mund të dilja nga shtëpia. Ishte një zhurmë shumë e madhe"- citon CNN.

Dyshohet se ndërtesat janë përfshirë nga zjarri për shkak të një shpërthimi të fuqishëm. Metroja e cila kalon afër kësaj zone është bllokuar.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 09:00 me orën lokale të New York-ut në SHBA.

Mediat lokale dhe policia bëjnë të ditur se i janë përgjigjur thirrjes për një shpërthim të mundshëm. Zona ku ndodhet ndërtesa lokalizohet në Harlem, mes rrugëve 114 dhe 117 në Manhatan.