Jogohromi kërkon kohë për zbatimin e standardeve

  • 9 years ago
Ministri i Ekologjisë Abdilaqim Ademi vizitoi sot fabrikën Jugohrom në Jegunoc për të vërtetuar nga afër nisjen e aktiviteteve për përmbushjen e standardeve ekologjike. Ligji është i qartë, dhe nëse fabrika nuk i përmbush direktivat, rrezikon mbylljen.

"A do ketë ose jo prolongim të afatit, kjo nuk varet nga unë apo ministria por do varet nga kërkesat nëse do kenë kompanitë dhe jemi të obliguar që këtë ta procesojmë kërkesën dhe qeveria si organ kolektiv që i merr parasysh jo vetëm aspektet ekologjike por edhe sociale ekonomike ndikimin në GDP, dhe në bazë të analizave do merr edhe vendimin përfundimtar. Nëse nuk ka vendim për prolongim deri më 1 prill, do të thotë që do të ketë reduktim të prodhimit dhe deri tek mbyllja përfundimtare", u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Ekologjisë.

Autoritetet inkurajojnë Jugokromin që vendosja e filtrave të bëhet në kohë. Afati është 1 prilli, por nga kompania thonë se megjithë fillimin e procesit, do të duhet më shumë kohë në përfundimin e tij me sukses.

"Puna më e madhe dhe investimi më i madh është pluhurosja. Unë edhe një herë e theksoj se kjo është punë shumë komplekse dhe nuk mund të kryhet shpejt. Për fat të keq, nuk ka filluar në kohë por tash përfundimisht filloi. Ndoshta është dashur të fillonte para pesë apo gjashtë vitesh", tha Branisllav Gjuroviç, Drejtor i përgjithshëm.

Përqendrimi në ajër i grimcave PM 10 vazhdon të mbetet i lartë në Tetovë. Sipas informatave të fundit të Ministrisë së Ambientit Jetësor, niveli vazhdon të jetë disa herë më i lartë se niveli i duhur. Bashkim Sulejmani

Recommended