Jozyrtare: Emrat e kandidatëve për deputetë nga PDSH-ja

  • 9 years ago
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi është shprehur i bindur se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Thaçi ka premtuar ndryshime të mëdha nëse partia e tij del fituese, edhe pse futjen në qeveri, e ka konsideruar si gjënë më të fundit që i shkon ndërmend tani.

"Mendoj se kjo është gjëja e fundit që do të ndodh në renditjen e aktiviteteve se ne do të jemi pjesë e qeverisë. E para që do të ndodhë jam plotësisht i bindur se PDSH-ja do të fitojë bindshëm, nga shkaku se konkurrenti jonë politik tashmë s'ka asnjë argument dhe as një sqarim për këto dështime të mëdha, madje edhe gënjeshtrat janë përfunduar ", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi i bëri këto komente para takimit të sotëm të kuvendit qendror të Partisë, ku edhe dorëzoi listën me emrat e mundshëm për kandidatë për deputetë të kësaj partie.

"Mbledhja e radhës e kuvendit qendror, që diktohet nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të propozojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare , ndërsa kuvendi ka forcën që ta miratojë atë listë", u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Burime jozyrtare thonë se në njësinë zgjedhore numër 6 bartës liste do të jetë kryetari i partisë z. Menduh Thaçi i ndjekur nga nënkryetari Ernad Fejzullahu, Merale Ferati, Imer Aliu, Gazmend Aliu, Sadije Iljazi etjer.

Në njësin numër 1 bartës liste do të jetë deputeti aktual Bekim Fazliu i ndjekur ka ish kandidati për kryetar komune në Çair Muhamed Thaçi.

Në njësin numër 2 bartës liste do të jetë deputeti aktual Orhan Ibrahimi i ndjekur ka ish kandidati për kryetar komune në Likovë Murtezan Idrizi.

Në njësin numër 5 bartës liste do të jetë Zija Jonuzi i ndjekur nga Idri Istrefi. Lista e plotë publikohet nesër Bashkim Sulejmani

Recommended