Arrestohet "Ben Qimja", kerkohej nga Italia per trafik droge

  • 9 years ago
Forcat Speciale arrestuan ditën e sotme Ben Qimen, një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë italiane. Emri i tij është Arben Isufaj, por të gjithë, jo vetëm në Fier, e njohin si Ben Qimja, "i forti" i Fierit dhe është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge, vrasje, etj.

Disa herë ai ishte arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.

Recommended