Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar deri në pikën e fundit dhe ka shumë gjëra që nuk janë realizuar. Kështu u shpreh për ALSAT-M, njëri nga ndërmjetësit në ndërprerjen e konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni Xhejms Perdju.
'13 vite pas Marrëveshjes së Ohrit unë mendojë se shumë gjëra janë realizuar, por shumë të tjera mendojë se nuk janë bërë akoma ashtu siç parasheh fryma e Marrëveshjes së Ohrit me qëllim përmbylljen e çështjeve mes grupeve etnike në vend. Shpresoj që kjo të ndodh me kohë por, një gjë e tillë kërkon nga lidershipi politik të përmbush kërkesat dhe aspiratat e shoqërisë', u shpreh Xhejms Perdju - negociatorë për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.
Perdju porositi liderët politikë shqiptarë që të angazhohen më tepër sa i përket implementimit të tërësishëm në praktikë të ligjit për përdorimin e shqipes pasi kjo çështje ishte kyçe në tërë Marrëveshjen e Ohrit.
'Përdorimi më i madh i gjuhës shqipe ishte element kyç i kësaj marrëveshjeje. Unë nuk e di se deri ku është implementuar ky ligj, por e di se ka disa çështje që duhet të zgjidhen. Mendojë se liderët politik shqiptarë dhe vetë shqiptarët si komunitet duhet të bëjnë përpjekje të mëdha që të sigurojnë atë që u arrit në Ohër, të implementohet në kuvend dhe gjitha instancat tjera të sistemit', tha Xhejms Perdju - negociatorë për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas diplomatit amerikan Marrëveshja e Ohrit është themeli i ardhmërisë së Maqedonisë evropiane dhe për këtë qëllim lidershipi politik duhet të jap maksimumin në përmbushjen e saj. Ai dhe diplomati evropian, Fransoa Leotar ishin ndërmjetësin kryesor për përfundimin e konfliktit dhe arritjen e Marrëveshjes së Ohrit. Valmir Kuçi