Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
KIEV-Autoritetet e reja ukrainase kanë lëshuar një urdhër arresti ndaj ish-presidentit Janukoviç, i cili akuzohet për përfshirje në vrasjet në mase gjatë protestave në Kiev. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm i përkohshëm, Arsen Avakov.

Janukoviç u pa për herë të fundit të dielën e 23 shkurtit, duke u larguar nga rezidenca e tij në Crimea,gadishull në jug të Ukrainës duke iu drejtuar aeroportit Belbek.

Sipas raportit të Avakov, Janukoviç dështoi dy herë të largohej nga vendi me avion privat. Më 22 shkurt Parlamenti ukrainas votoi largimin nga detyra të ish-presidentit Janukoviç. Në vend të tij, u caktua Oleksandr Turchynov si president i përkohshëm deri në zgjedhjet presidenciale në 25 maj.

Ish-presidenti Janukoviç është kritikuar ashpër dhe nga partia e tij. Lideri parlamentar i Partisë së Rajoneve, Oleksandr Yefremov fajësoi dje Janukoviç se kishte vjedhur dhe mashtruar kombin. Yanukoviç akuzohet nga partia e tij se ka dhënë urdhëra të jashtëligjshëm të cilët çuan në vdekjen e dhjetëra protestuesve.

TURCHYNOV: UKRAINA TASHME DO FOKUSOHET DREJT BE
Pas zgjedhjes si president i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov u shpreh se vendi tashmë do të fokusohej në integrimin në BE.

Ky vendim duket se nuk është pritur mirë nga Rusia e cila vendosi të tërheq ambasadorin e saj në Ukrainë, duke e justifikuar me faktin se situata në vend po përkeqësohej.

Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton lajmëroi se do të vizitojë Kievin gjatë ditës sotme për të diskutuar mbi mbështetjen e BE për një zgjidhje të krizës politike dhe masave për të stabilizuar ekonominë ukrainase.

Vendimi i presidentit të përkohshëm është pritur mirë dhe nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i cili tha se SHBA mbështet vendimet e parlamentit ukrainas.

Category

📺
TV

Recommended