Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
Lajmet e Televizionit ALSAT-M janë më të besuarat në Maqedoni. Kështu thotë anketa e fundit e javores në gjuhën maqedonase 'FOKUS' e realizuar me ndihmën e agjencisë për hulumtimin e opinionit publik 'REJTING'.

Në pyetjen drejtuar qytetarëve se në lajmet e cilit televizion keni më shumë besim, Televizioni ALSAT-M renditet i pari me 18,1%, për të vazhduar me Televizionin Sitel me 17,2%, Telma 12,4%, 24 vesti 12.1%, Kanal 5 8.3%, MTV1 8.2% dhe ALFA me 2.3%, televizioneve tjera 2.7% dhe 18.7 % janë përgjigjur se nuk i besojnë asnjë televizioni.

Në bazë të strukturës etnike të popullsisë, rezulton se thuajse të gjithë shqiptarët, më së shumti i besojnë lajmeve të Televizionit ALSAT-M edhe atë 74%.

Ndërkohë sipas anketës së realizuar nga javorja FOKUS të anketuarit që do të votonin për VMRO-DPMNE-në më tepër besim kanë tek lajmet e Sitel-it edhe atë 38%, MTV1 16% dhe në lajmet e Kanal 5 14%, ndërkohë të anketuarit që do të votonin LSDM-në më tepër besim kanë tek lajmet e televizionit Telma 42% dhe në ato të 24Vesti me 32%. Ndërkohë të anketuarit që votën e tyre do t'ia jepnin BDI-së dhe PDSH-së besim më të madh kanë tek lajmet e Televizionit ALSAT-M.

Në pyetjen tjetër të kësaj ankete se sa qytetarët besojnë se Qeveria shfrytëzon buxhetin për të korruptuar media dhe gazetarë, 49% e maqedonasve dakordohen me këtë fenomen dhe 65% e të anketuarve shqiptarë.

Anketa e javores në gjuhën maqedonase 'FOKUS' dhe e agjencisë për hulumtim të opinionit publik 'REJTING' është realizuar gjatë muajit shkurt të këtij viti mbi 1 mijë e 560 qytetarë. Valmir Kuçi

Category

📺
TV

Recommended