Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
Dhjetëra persona me protesta para qeverisë pritën shefin e diplomacisë greke Ebagelos Venizelos. 'Maqedonia e Maqedonasve, Stop gjenocidit dhe fashizmit grek' ishin disa nga parullat që përdorën protestuesit. Ata kërkojnë që Venizelos të respektojë emrin e shtetit, identitetin, gjuhën dhe traditat maqedonase si një nga të drejtat themelore të individit.

'Derisa gjenocidi grek mbi popullin maqedonas, kërkesa nazi-fshiste e Elladës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe politikat e diskriminimit të Athinës ndaj Maqedonisë janë vlera të solidarizimit për Brukselin dhe Strazburgun me Athinën, maqedonasit e të gjithë botës nuk e dëshirojnë aderimin vendit në BE dhe NATO', deklaroi Todor Petrov, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas.

'Në Greqi nuk ekziston Maqedoni. Greqia shtrihet prej malit Olimp drejt Athinës, kurse pjesa e Egjeut është tokë e maqedonasve të përndjekur që e okupoi Greqia', tha Tashko Jovanov, Shoqata e Maqedonasve të Egjeut.

Protestuesit gjithashtu kërkuan ndërprerjen e bisedimeve për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë. Ata kërkuan nga Qeveria që të shfrytëzojë rastin dhe Venizellosit ti tregojë se emri dhe identiteti maqedonas asnjëherë nuk do të ndryshojë. Valmir Kuçi

Category

📺
TV

Recommended