Kontestet mes kompanive nga vendet anëtare të CEFTA-s, duhet të zgjidhen para gjykatave arbitrare pasi procesi është më i shpejtë, më efikas dhe me shpenzime më të vogla. Kryetarët e gjykatave arbitrare nga një pjesë e vendeve anëtare të CEFTA-s, shkëmbyen sot në Shkup përvojat e tyre.
"Vitin e kaluar kishim 5 konteste, prej të cilëve më i madhi ishte 9 milionë euro. E zgjidhëm atë për më pak se një vit. Dhe më e rëndësishme, është se vendimi u realizua pa kundërshtime nga pala tjetër. Kishim edhe një kontest tjetër prej 3 milionë eurosh, edhe ai u zgjidh shpejtë dhe vendimi u realizua edhe për kontestet e tjera", u shpreh Aleksandar Jançevski, gjykata arbitrare në Maqedoni.
Gjykata arbitrare kroate thekson se ato po shndërrohen ngadalë në gjykatë arbitrare rajonale. Tek ato po gjejnë zgjidhje shumë kompani nga rajoni.
"Në 10 vitet e fundit ne kemi zgjidhur konteste në vlerë prej rreth 800 milionë eurosh. Klientët, përgjithësisht në mënyrë vullnetare i zbatojnë vendimet tona, ndërsa nëse nuk duan, atëherë vendimet tona zbatohen si vendime gjyqësore të plotfuqishme dhe menjëherë realizohen", tha Mihajlo Dika, gjykata arbitrare në Kroaci.
"Është jo korrekte të flasim për numra, sepse ka edhe raste kur bëhet fjalë për miliona euro, por ka edhe raste kur shumat janë më të vogla. Sidoqoftë vitin e kaluar disa raste janë dorëzuar në gjykatë", deklaroi Ahmet Kasumi, gjykata arbitrare në Kosovë.
Të gjithë theksuan se në shqyrtimin e çështjeve, ka shumë rëndësi angazhimi i ekspertëve dhe interpretimi si duhet i klauzolave të marrëveshjes dhe dispozitave ligjore. Në të kundërt, në rast të shkeljeve apo manipulimeve, dëmi shkakton humbje të mëdha. Natasha Stojanovska
Comments