Mure të plasaritur, dysheme e lagur dhe strehë që mbahet falë furkaçeve.Në këto kushte jeton familja Sherifi nga lagjja Gazi Babë e Shkupit. 4 anëtarët e saj çdo ditë përballën me rrezikun e shembjes së shtëpisë dhe mungesën ushqimit. E vetmja e ardhur në këtë familje është pensioni i gjyshes Mynire e cila me shumën prej 100 eurosh mundohet të plotësojë nevojat e shtëpisë.
"Qe 50 vjet që jam në këtë shtëpi, edhe më herët ka qenë po unë e mbaj mend që 50 vjet, ama plakun e kam pas shumë të sëmurë, ai shkoj dhe ma la këtë ama kjo po bje ma, me shtylla e me dru jemi te mbajt..(11.36) Edhe unë jam e sëmurë prej zemrës, veshkave, mesit e këmbëve, në mjek me shkue po duhet me pare me shkue, se nuk mundem me ec, ose me taksi me shkue e me taksi me ardhë", u shpreh Mynire Sherifi, kryefamiljare.
Në këtë shtëpi mungon edhe gjëja më kryesore, banja. Në një qosh të dhomës janë vendosur perde që improvizojnë banjën. Prandaj, kjo familje bën apel për çdo lloj ndihme që do kontribuonte në ndërtimin e një shtëpie të re.
"I laj valla më shumë në dorë, e mbushi kovën me ujë dhe i laj në dorë. Jashtë i laj po kur është shumë ftohtë i laj këtu brenda, por për t'i shpërlarë duhet prapë jashtë, shumë zor është", tha Ajhana Sherifi, banore e lagjes "Gazi Babë"
Banjë a keni këtu, po e shohim se është shumë ngushtë?
Jo, nuk kemi këtë e shfrytëzojmë si banjë, e kemi mbuluar me perde, kjo është banjë, këtu flemë, këtu krejt".
Kushtet e rënda të jetesës kanë bërë që 18 vjeçarja Medina Sherifi të mos vazhdojë shkollimin e mesëm. Ajo thotë se pa dallim moshe, një ditë dëshiron të ketë diplomë dhe të vazhdojë studimet.
"Kam pas shumë dëshirë, shoqet krejt kanë shku, nuk kishim mundësi. A i takon ndonjëherë shoqet që e kanë vazhduar shkollimin, çfarë të tregojnë ato? Ato vijnë te unë, unë shkoj te ato. A mendon se ndonjëherë do t'ia arrish ta mbarosh shkollimin e mesë edhe pse ka kalua kur është dashur të regjistrohet? Kam shumë dëshirë", theksoi Medina Sherifi, banore e lagjes "Gazi Babë".
Dëshira e tre grave të tre gjeneratave të ndryshme mbetet që një ditë të jetojnë të lumtur nën kulmin e një shtëpie të re dhe të ngrohtë.
Melihate Rustemi
Të interesuarit për të ndihmuar këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: