Këto grumbuj letrash në tryezat e deputetëve janë pr/ligje, ligje, amendamente, njoftime e gjithçka që u nevojitet atyre gjatë debateve parlamentare. Por, në këtë kaos letrash, deputetët nuk mund ta gjejnë kurrë letrën e duhur. Funksionon apo jo E-parlamenti? Sa janë në hap me kohën, deputetët? Sa i shfrytëzojnë ata mundësitë elektronike, kompjuterët? Pyetjet mbeten pa përgjigje, edhe pse projekti E-parlament, për një komunikim elektronik mes deputetëve, u vu në funksion që gjatë kryesimit të Ljupço Jordanovskit, mes 2003-2006.
"Nuk e kam të qartë, shumë pak njerëz e shfrytëzojnë. Nuk e di pse u ndërpre një motivim i lartë që ishte në fillim. Për shembull, harxhohet letër për një informatë siç është 'Seanca do të vazhdoj pas orës 18', që është panevojshme. Për fat të keq edhe tek deputetët ka humbur vullneti, një numër i vogël i deputetëve e shfrytëzojmë", deklaroi Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.
"Të gjithë deputetëve u janë shpërndarë laptop, që të kenë qasje të vazhdueshme në këto materiale. Natyrisht, ky proces është në sendërtim e sipër por megjithatë edhe më tej në parlament vërehet prezenca e madhe e letrës së shkruar. Ndoshta ajo është si pasoj e sistemit jo të plotësuar dhe jofunksional në tërësi, por sipas mendimit tim është edhe një praktikë shumë-dekadëshe, nuk është lehtë të çrrënjoset", tha Nexhati Jakupi, koordinator i BDI-së.
Jo-zyrarisht mësojmë se për një dokument shumë të thjeshtë apo për ndonjë njoftim sado të shkurtër, shërbimet e Kuvendit printojnë afro 250 kopje në format A4. Nëse është shpenzim i kot apo jo, e kuptoni edhe ju. Ndërkohë, prej disa ditësh, punimet e kuvendit po shfaqen edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twiter. Bedri Rexhallari