Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
TIRANE- Në 2013 sfidë e prokurororisë ishte hetimi i veprave penale kundër funskionarëve të lartë, këtë vit Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon nga prokurorët të përqëndrohen në hetimin e pasurive të vëna nga krimi si dhe të zbatojnë me përpikmëri ligjin antimafias.

"Sfidë në 2013 kanë qenë veprat penale kundër funksionarëve të policisë, krimi në familje, krimi i organizuar. T'i kushtohet vëmendje hetimit pasuror. Zbatim më efikas të ligjit antimafias sjells sukses në luftën kundër krimit të organizuar"- tha kryeprokurori sot në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Llalla vuri theksin edhe në hetimin e trafikut të qënieve njerëzore.

Avokati i Popullit kërkoi nga përfaqësuesit e akuzës të shohin me përparësi viktimat e trafikut të qenieve njerëzore ndërsa përshëndeti nismën e prokurorisë për evidentifimin e familjeve që vuajnë fenomenin e gjakmarrjes.

Igli Totozani vlerësoi punën e Prokurorisë. "Vetëm një ankesë për prokurorinë ka ardhur në institucionin e Avokatit të Popullit" -- u shpreh Totozani.

Duke paraqitur 5 objektivat e prokurorisë për 2014 Prokurori i Përgjithshëm garantoi jo vetëm mbështetjen e plotë por dhe i siguroi se do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.

Analiza e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vjen dhe në 10 vjetorin e kësaj prokurorie, e cila ka nisur funksionimin më 5 janar të vitit 2004. Në dekadë rezulton të ketë çuar para gjyqit 25 organizata kriminale dhe sekuestruar mbi 100 milion euro asetë të personave të përfshirë në krime të rënda.

Category

📺
TV

Recommended