A1 Report - Prova e prokurorisë në poligon Julian Sinanaj një qitës perfekt

  • 9 years ago
TIRANË - Julian Sinanaj, vrasësi me pagesë vijon t'i konfirmojë prokurorëve të krimeve të rënda dëshmitë e tij. 30-vjeçari ka kaluar mësë miri testin e hetuesve për saktësinë e qitjeve të tij, duke i dhënë armë të ngjashme nga ato që përdorte në poligonin e ushtrisë.

Sinanaj, ka qëlluar në distancat 20 metra, 40 metra dhe 50 metra duke mos gabuar.

Vrasësi me pagesë akuzohet për vrasjen e peshkatarit Sokol Veizaj dhe biznesmenit Agron Çela, në Vlorë, për eksplozivin e vendosur në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, shpërthimin në hyrjen e apartamentit të Ardian Kollozit, si dhe vendosjen e eksplozivit në dy raste të tjera.

Sinanaj, ka ndryshuar qëndrim për 20 vrasjet e kryera me pagesë në Greqi, të cilat pas arrestimit pranoi se I kishte kryer me pagesë.

30-vjeçari ka rrëfyer edhe vendet ku kishte hedhur armët pas vrasjes së Veizit dhe Çelës.

Policia ka të sekuestruara 2 pistoleta, një automatik Scorpions dhe një pushkë të Sinanajt, por që nga ekspertiza balistika këto armë nuk rezultojnë të jenë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

Sinanaj, është vrasësi kryesor i një grupi që kryente ekzekutime me pagesë.

Dy menaxherët e këtij grupi Andon dhe Genis Mëhillaj, janë në kërkim, ndërsa në pranga është edhe ekzekutuesi tjetër i tyre Ndriçim Gjikona. Policia ka arrestuar edhe dy biznesmenë porositës të atentateve, Marjon Mitron dhe Ilir Karçani.

Mitro akuzohet si personi që kërkoi vendosjen e eksplozivit automjetit të prefektit Dervishi për 20 mijë euro.

Atentat i cili u parandalua rastësisht nga konstatimin i lëndës eksplozive në një kontroll të rastësishëm të gardës në oborrin e Kryeministrisë në Tiranë.

Ndërsa biznesmeni i importit të gazit të lëngshëm akuzohet se kishte porositur eleminimin e rivalit të tij Piro Bare për 120 mijë euro.