Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Qyteti Shkupit i ka dalë zot përmendores së Car Dushanit. Siç shkruan në numrin e sotëm e përditshmja në gjuhën maqedonase "Dnevnik", Qyteti i Shkupit i është drejtuar Komunës Qendër duke kërkuar që të mos ndërmerr asgjë në lidhje me përmendoret që janë shpallur si të paligjshme, sepse ato janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit.

"Qyteti i Shkupit nuk do të lejojë asnjë aktivitet lidhur me përmendoret, përderisa ato janë nën kompetencën e Qytetit. Shkresat e njëjta janë dërguar edhe në Ministrinë e Brendshme ku kërkojnë parandalimin e çdo aktiviteti të mundshëm të subjekteve të tjera ndaj patundshmërive në kompetencë të Qytetit të Shkupit", shkruan gazeta.

Reagimi i tillë i Qytetit të Shkupit bazohet në detyrimin për mirëmbajtje të përmendoreve. Nga ana tjetër vetëm dy muaj më parë kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski mohonte të ketë gisht në ngritjen e përmendores së Car Dushanit.

"Them me siguri se Qyteti i Shkupit nuk ka as kompetenca, e as është ngritës i përmendores", deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër sot nuk deshën të komentojnë gërshetimin e kompetencave të këtyre dy institucioneve. Revizioni në Komunën Qendër kishte vërtetuar se porositës dhe vendimmarrës për të gjitha përmendoret në urën Syri është Ministria e Kulturës, e cila gjithashtu muaj me radhë mohonte përgjegjësinë. Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski paralajmëroi se do të rrënojë përmendoren e Car Dushanit bashkë me 11 përmendoret e tjera të paligjshme. Pritet vendim i këshillit për të filluar procedurën e rrënimit. Benjamin Arifi

Category

📺
TV

Recommended