A1 Report - 16-vjeçari u plagos me thike ne shkolle, nena ben apel per gjak

  • 9 years ago
TIRANË- Nëna e 16-vjeçarit të plagosur në gjimnazin "Partizani, bën apel në "A1 Report" për dhurues gjaku të grupit A Negativ, pasi dëmtimi i arteries femorale ia bën këtë fakt kusht për mbijetesën e të birit. Djali i saj mbeti i plagosur me thikë në ambientet e shkollës, pasi u konfliktua me një bashkëmoshatarin e tij për shkak të ngacmimit të një shoqeje të tyre të klasës. Ata janë grindur me fjalë dhe më pas janë rrahur me njëri-tjetrin.

Autori i krimit, shoku i tij i klasës Denis B., po 16 vjeç, ka përfituar nga rrëmuja, ndërsa policia po përpiqej t'i pengonte rrjedhën e gjakut adoleshentit të plagosur dhe është larguar.

Nëna e 16-vjeçarit të plagosur është tmerruar nga lajmi i plagosjes së të birit në shkollë, por akoma më e tmerruar është për faktin se në spital nuk ka rezerva gjaku për të rekuperuar dëmtimet e arteries femorale të të birit. Pandora Beqolli bën apel në "A1 Report" për dhurues gjaku për djalin e saj, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

"Ka dëmtuar arterien femorale. Djali ka humbur shumë gjak, ju lutem më ndihmoni", ka thënë nëna e 16-vjeçarit, Pandora Beqolli.

Një grup të rinjsh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të shoqëruar nga deputët Bedri Mihaj dhe Jorida Tabaku, kanë vizituar 16-vjeçarin e plagosur në shkollë, si dhe kanë dhuruar gjak për të.

Ish-drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj tashmë në pozicionin e deputetit, përveç thirrjes për të dhuruar gjak për 16-vjeçarin e plagosur, ka kërkuar ligj më të ashpër dhe kontrolle më të rrepta për të parandaluar rastet e armëmbajtjes dhe ngjarjeve të rënda në shkolla.

SHERR MES DY NXENESVE TE "PARTIZANI", PLAGOSET ME THIKE 16-VJECARI
I plagosuri Feridon B. ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë, ndërsa ka nevojë urgjente për gjak. Feridon B. u qëllua me thikë në pas një sherri me një bashkëmoshatar, ku u godit me thikë në kofshë.

Sipas policisë, nga veprimet paraprake hetimore, rezulton se dy adoleshentët janë konfliktuar për shkak të ngacmimit të një shoqeje të tyre të klasës. Ata janë grindur me fjalë dhe më pas janë rrahur me njëri-tjetrin.

Autori i krimit, shoku i tij I klasës Denis B., po 16 vjeç, ka përfituar nga rrëmuja, ndërsa policia po përpiqej t'i pengonte rrjedhën e gjakut adoleshentit të plagosur dhe është larguar.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po negocion me familjarët për vetëdorëzimin e tij. Ndërsa ende është e paqartë se ku e ka gjetur thikën autori dhe sesi ka mundur ta fusë deri në klasë.

Disa nxënës u shoqëruan për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me krimin.

Recommended