A1 Report - Korçe, kreut te Drejtorise Arsimore i djegin makinen:Ka lidhje me detyren
  • 9 years ago
KORCE- Makina e drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Korçë, Kristaq Grabocka është djegur me benzinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës së mbrëmshme, shumë pranë banesës ku jeton Kristq Grabocka.

Pak ditë më parë persona të panjohur i kishin thyer xhamat e makinës dhe kanë çarë gomat, një ngjarje që ishte denoncuar nga vetë drejtori i Arsimit në polici.

I kontaktuar nga A1 Report, Grabocka ka deklaruar se kjo ngjarje ka lidhje me detyrën e tij.

Po ashtu, ai ka pohuar se nuk ka patur konflikte me njeri dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbardhë sa më shpejtë ngjarjen, pasi sipas tij kjo çështje është serioze.

I kontaktuar në telefon nga "A1 Report", drejtori I Drejtorisë Arsimore, Kristaq Grabocka ka pohuar se, "Nuk kam pasur asnjë konflikt me njeri, dhe kjo më bën të dyshoj se ngjarja ka lidhje me detyrën që unë kam. Vetëm disa ditë më parë makina ime është dëmtura duke më thyer xhamat dhe çarë gomat.

Deri tani janë shoqëruar nga policia e Korcës 5 persona dhe ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve.

"Ne orët e vona të natës në lagjen 3 Korçë, ka marre zjarr automjeti i parkuar tip Nissan Almera në pronësi të shtetasit K.G,49 vjec. Menjëherë u njoftua zjarrfiksja dhe shërbimet që bënë të mundur fikjen e zjarrit te automjetit. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet per sqarimin e plote te rrethanave te kesaj ngjarje."- thuhej në njoftimin për shtyp. Makina e djegur ka targa AA 050 CS