A1 Report - Vlore, kusherira e Berberit: S'ka patur probleme per shkak te detyres
  • 9 years ago
VLORE- Fredo Berberi njihet si një njeri i qetë, dhe që gjithmonë i ka zgjidhur në mënyrë paqësore konfliktet. Këtë e ka shprehur për "A1 Report" nga Vlora, vajza e xhaxhait të Fredo Berberit, i cili mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të eksplozivit që i kishin vendosur në makinë. Sipas Rolanda Ballit, punonjëse në Komunën Qendër Vlorë, kushëriri i saj Fredo Berberi "nuk ka pasur asnjë problem qoftë personal apo për shkak të detyrës".

"Është një njeri që zgjidhte në mënyrë paqësore çdo lloj konflikti. Është një akt që nuk mund t'ja adresonin atij, nuk ka patur asnjëherë asnjë kërcënim. Zoti ka bërë mrekulli duke e shpëtuar për të mirat që ai ka bërë", tha Rolanda Balli.

Duke iu referuar cështjes së pronave, Balli tha se "Fredo Berberi nuk ka dhënë dhe as nuk ka marrë prona, pasi ato janë shpërndarë me ligjin 7501".

"Fredo Berberi i ka zgjidhur gjithmonë në mënyre paqësore çështjet, as nuk ka dhënë e as nuk ka marrë prona. Pronat në Komunën Qendër janë ndarë sipas ligjit 7501. Gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është e mirë dhe ka shpëtuar për mrekulli. E dënojmësi akt dhe uroj që fajtori të vihet në pranga sa më shpejt", u shpreh më tej, vajza e xhaxhait të Fredo Berberit.

Ndërsa jashtë kamerave, punonjësja e Komunës Qendër tha se "ngjarja dyshohet se është politike, për karrigën e kryetarit të komunës".
Recommended