LSDM-ja opozitare ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë Gruevski për shitjen e tokës ndërtimore në qendër të Shkupit për vetëm 1 euro metër katrorë. Sipas kryetares së degës qendër të LSDM-së, Sofija Kunovska, Gruevski dhe qeveria e tij po nënçmojnë qytetarët, ju vjedh atyre tokën më atraktive ndërtimore për vetëm 1 euro metër katrorë, gjë për të cilën vetë qytetarët do të paguanin një mijë euro për metro katrorë.
"Qëllimi është i qartë, përmes bizneseve me të dashuri, pasurim enorm të pushtetit dhe Nikolla Gruevskit. Të ënjtën ishim dëshmitarë të shitjes skandaloze të vendit atraktiv ndërtimor në qendër të Shkupit, për vetëm 71 denarë për metër katrorë. Jashtë çdo logjike", deklaroi Sofija Kunovska, LSDM.
Sipas Kunovskës kjo dëshmon dy gjëra. E para pse VMRO-DPMNE-ja bllokon punën e Komunës Qendër dhe e dyta pse Miroslav Shipoviq po mbahet në paraburgim. Kunovska madje rikthehet në vitin 2005 për të përkujtuar VMRO-DPMNE-në kur e ka quajtur skandaloze shitjen e tokës ndërtimore për 300 euro metër katror. Bedri Rexhallari
Comments