Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
'Nuk ka krizë brenda partnerëve të koalicionit qeveritar. VMRO-DPMNE dhe BDI pas 6 vjet bashkëqeverisje nuk i ndërtojnë raportet e tyre në bazë të inateve dhe politikës ditore', kështu u shpreh deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, derisa komentoi zërat për rikandidimin e mundshëm të Gjorge Ivanovit për president nga ana e VMRO-DPMNE-së. Sipas Mehemetit koha është që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, për president të mos propozohen kandidat për inat të njërës apo palës tjetër, por të propozohet kandidat i cili do reflektojë karakterin multietnik të shtetit dhe të jetë i pranueshëm për të gjithë.

"Ne duam të besojmë se pas 6 viteve bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në kemi arritur të ndërtojmë një dozë minimale të mirëbesimit dhe nuk i ndërtojmë politikat tona në bazë të inateve apo me prapavija dhe qëllime ditësore, të cilat mund të kenë për qëllim përfundimtarë shkaktimin e ndonjë krize qeveritare eventuale. E kam parasysh se shumë faktorë shoqëror janë të interesuar për të shkaktuar një krizë të këtillë, ka shumë spekulime, analiza dhe kampanja anti-BDI, por diçka të tillë nuk ka, ne nuk i bazojmë, qëndrimet dhe vlerësimet tona politike në bazë të interesave ditore apo kalkulimeve ditore politike", deklaroi Ermira Mehmeti, BDI.

Nga ana tjetër RDK-ja e Osmanit, deklaratat e BDI-së i vlerëson si deklarata boshe, derisa presidentin funksionar 'Kukull.

"Shqiptarët janë mësuar me këto deklarata boshe të përfaqësuesve te BDI-se por problemi kryesor qëndron te strukturat opozitare shqiptare qe nuk arrijnë të ndërtojnë një platformë të përbashkët veprimi për delegjitimimin e kësaj parti qe ka devalvuar çdo gjë shqiptare ne Maqedoni. Së fundi duke ditur faktin se presidenti i shtetit është një funksionar kukull pak është e rëndesishme se ai a do jetë Ivanovi ose ndonjë tjetër si ai. Zgjedhjet presidenciale kanë kuptim nëse president i vendit behet shqiptare ne kuptim te transformimit te këtij vendi nga vend mono-etnik ne vend qytetar dhe multietnik", u shpreh Flamure Demiri-Kreci, RDK.

Partitë tjera opozitare si LSDM dhe PDSH nuk deshën të komentojnë idenë e kandidatit konsensual. Ndërkohë që ditëve në vazhdim pritet të takohet Ahmeti dhe Zaev për të shqyrtuar idenë e kandidatit konsensual. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended