Për përbërjen e re të Komisionit për lustrim, janë paraqitur 23 kandidatë ndër të cilët edhe ish anëtari i dorëhequr një vit më parë nga radhët e LSDM-së Janake Vitanovski. Vitanovski ka dorëzuar kandidaturën e tij mbrëmë përpara skadimit të afatit të fundit të konkursit. Gjithashtu në listën e konkurrentëve gjendet të gjitha emrat e përbërjes aktuale të Komisionit për lustrim, përveç Bllagoja Geshovskit, i cili së bashku me Vitanovskin patën dhënë dorëheqjen pas kërkesës së kreut të atëhershëm të LSDM-së Branko Cërvenkovski për t'u tërhequr nga procesi i lustrimit. Të gjitha partitë politike do të përfshihen në procesin e zgjedhjes së kandidatëve për përbërjen e re të Komisionit, përveç LSDM-së e cila tha se ky proces ka devijuar dhe i shërben pushtetit që të qërojë hesapet me kundërshtarët politik.