Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
Zv/Ministri i Arsimit Safet Neziri ka hedhur poshtë sot deklaratën e dy ditëve më parë të Drejtorit të Shkollës Fillore "Ismail Qemali" të fshatit Nerasht, i cili u ankua për neglizhencë të autoriteteve ndaj rikonsturimit të çatisë së shkollës. Neziri porositi drejtorin Aziri, se për të realizuar ndonjë punë në shkollë më parë duhet të dërgohet kërkesë, dhe një e tillë nuk ka mbërritur asnjëherë pranë ministrisë.

"Me kërkesë të shkollës gjatë vitit 2009-10 është bërë rikonstruimi i shkollës në fshatin Nerasht, respektivisht i dritareve, oborri i shkollës është rregulluar është asfaltuar, është bërë rikonstruimi i sallës së sportit, disa zyrave administrative të vet shkollës që nënkupton se shkolla nuk ka bërë kërkesë për rikonstruimin apo ndërrimin e kulmit të kësaj shkolle, dhe në bazë të kësaj, në bazë të kërkesave ne edhe veprojmë", u shpreh Safet Neziri, Zv/Ministër i Arsimit.

Për sa i përket rrezikut që drejtori ka paralajmëruar nga rënia e çatisë, Neziri se nga raporti i fundit i ekspertëve, është konstatuar se çatia është në gjendje të mirë dhe nuk ka nevojë për rekonstruim, përveç ndërrimit të ndonjë tjegulle.

"Nga ana tjetër unë e dërgova një ekip profesional, arkitekt dhe inxhinier për ta konstatuar gjendjen e kulmit. Në bazë të raportit të këtij komisioni, të këtij ekipi, ata konstatuan se kulmi është i qëndrueshëm edhe është i mirë por vetëm se drejtori duhet të caktoj njeri që të menaxhojë, të bëj ndërrimin e tjegullave eventuale të dëmtuara, nëse nuk ka mjete financiare për investime të vogla të kësaj natyre mundet vet shkolla ose me ndihmën e komunës", tha Safet Neziri, Zv/Ministër i Arsimit.

Por, megjithë qëndrimin e Nezirit se çatia është në gjendje të mirë, pamjet që filmoi kamera jonë tregojnë të kundërtën.

Rrezikun e shembjes së çatisë së shkollës e paralajmëruan ditë më parë prindërit e fëmijëve që mësojnë aty. Ata kërcënuan madje me bojkotim të mësimit në rast të mos ndërhyrjes së autoriteteve për meremetimin e çatisë. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV

Recommended